Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje shiu e shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit vranësirat konvektive parashihet të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e dielën.
“Reshjet më intensive parashihen ditën e diele , ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius.
Sipas Institutit do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.