Opinionisti Imer Mushkolaj ka hedhur kritika ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku, përmes një postimi gjatë ditës së sotme, kishte bërë thirrje për t’iu bashkuar agjendës së tij, si e vetmja zgjidhje ndaj bllokimit kundrejt Kurtit.
Megjithatë, sipas Mushkolajt, kjo gjuhë e të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës është e njëjtë me atë të partisë në pushtet.
Këtu, analisti përmendi pikërisht gjuhën ndaj kolegëve të tij.
“Mua me vjen keq që zoti Abdixhiku po përdor gjuhë te eksponentëve të VV-së, për shkak se kështu thonë ata kur nuk ju pëlqen diçka. Ata thojnë mediat e pagune dhe analistët e pagunë”, tha ndër tjerash opinionisti në RTV Dukagjini.