Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në telefon me sekretarin amerikan, Antony Blinken, për herë të parë pasi Blinken kritikoi Kurtin për situatën në veri dhe ky i fundit e etiketoi atë si “naiv”.
Kurti e ka falënderuar Blinken për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën.
Po ashtu është folur edhe për situatën në Veri të Kosovës.
Kurti ka shkruar në Twitter se kanë rënë dakord që të mbajnë kontakt në vazhdim.
“Ishte kënaqësi të flas me Sekretarin Blinken në telefon sot. E falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA ka dhënë vazhdimisht për Kosovën. Diskutuam situatën në veri, rëndësinë e rolit dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizim. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt në vazhdim“, ka shkruar Kurti.