Me plot gojë mund të etiketohet si fundjavë e zezë.
Katër viktima, dy nga fatkeqësia natyrore, e dy sosh nga dora e njeriut, përcjell 07 Press.
Përderisa në Pejë, në lagjen “Asllan Qeshme”, një nënë e biri e saj humbën jetën nga vërshimet, në Madanaj të Gjakovës, dy vëllezër u vranë për çështje pronësore.
I dyshuari për rastin në Gjakovë tashmë është arrestuar, ndërsa në Pejë, gjendja edhe më tutje është emocionale, sa i përket humbjes së jetëve, ndërsa situata thuhet të jetë e qetë.
Kujtojmë, vërshimet në mesnatën mes datave 24 dhe 25 qershor nuk kanë zgjatur më shumë se një orë, por që kanë prodhuar sasi të rreshurash më shumë sesa gjithë muaji qershor.