Një tjetër vrasje, kësaj radhe e dyfishtë që për motiv ka pronën.
Kjo vrasje ngjau në Madanaj të Gjakovës, ku dy vëllezër u privuan nga jeta, përcjell 07 Press.
Dorasi tashmë është arrestuar në Zllakuqan të Klinës, me të njëjtin që raportohet të ketë qenë i plagosur.
Fillimisht, siç shkruan Sinjali, ai ka kërkuar ndihmë në QKMF-në e Klinës, për shkak të plagëve të marra, për të vazhduar më pas rrugën e tij.
Megjithatë, kur arriti në fshatin Zllakuqan, u kap nga autoritetet kosovare.