Vijojnë informacione të reja rreth vrasjes në Madanaj të Gjakovës.
Siç ka mësuar Sinjali, i dyshuar është Gj. Gjokaj, përcjell 07 Press.
Megjithatë, policia ka thënë se i dyshuari është ende në arrati.
”Hetimet janë duke vazhduar, por i dyshuari është në arrati”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se viktimë e vrasjes janë dy vëllezër, që sipas mediumit në fjalë, dyshohet të jenë vrarë për çështje pronësore.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.