Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy vëllezërit Haxhi dhe Blerim Islamaj u qëlluan dhe për pasojë mbetën të vdekur. Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Sinjali ka mësuar detaje të reja ekskluzive.
Sinjalizuesit kanë bërë me dije se motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën.
Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.
Burimet e gazetës bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve është Gj.Gjokaj.
Vdekjen e vëllezërve Islamaj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, teksa tashmë po bëhen ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur në plotni rrethanat e rastit.
Sinjali posedon edhe informacione të tjera, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do t’i publikojë menjeherë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.