Janë gjetur dy turistët që ishin bllokuar në majën e Jezercës, në zonën e Valbonës.
Njoftimi u bë nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Peleshi tha se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.“Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit”, tha Peleshi.
Për gjetjen e tyre janë angazhuar edhe një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.