Beqa i PDK-së: Kurti po kërkon “sebep” për t’u shkarkuar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa pandeh se Kurti po kërkon “sebep” për t’u shkarkuar nga pozita e kryeministrit.

Këto deklarime i bëri gjatë së premtes, teksa gjithashtu shtoi se duhet ndryshuar strategji.

Veç kësaj, sipas Beqës, ekonomia duhet ta ketë vëmendjen kryesore, në veçanti pagat në të dy sektorët.

“Albin Kurti po lypë sebep për t’u larguar nga pozita e kryeministrit”, tha ndër tjerash ai.

Në videon e mësipërme mund ta ndiqni paraqitjen e ligjvënësit kosovar.