Milaim Zeka: Familjet e Vjosa Osmanit e Prindon Sadriut historikisht kanë qenë anti-kombëtare, ka fakte për këtë

Opinionisti Milaim Zeka nuk është kursyer aspak ndaj familjes së presidentes Osmani, por dhe jo vetëm.

Në një paraqitje për lajmi.net, Zeka hodhi akuza të shumta ndaj të parës së vendit e bashkëshortit të saj, duke thënë se familjet e tyre kanë qenë anti-kombëtare historikisht.

Madje, ai ka shtuar se ka edhe fakte për këtë, duke pretenduar se në Gjilan, familjarët e Prindon Sadriut kanë qenë zyrtarë të lartë të partisë serbe SPS.

“Unë kam një milion argumente që kjo, qoftë kah familja e burrit, qoftë kah familja e vet, historikisht kanë qenë anti-kombëtarë. Historikisht kanë punuar kundër interesave kombëtare. Unë e kam thënë në televizione të Shqipërisë, po e ripërsëris, që prindërit e burrit të Vjosa Osmanit, në Gjilan, kanë qenë zyrtarë të lartë të SPS-së serbe. Merrni gjurmoni dhe do t’i gjeni faktet”, tha ndër tjerash ai.

Për më tepër, ndiqeni njërën nga pjesët e paraqitjes së plotë.