Krasniqi takon këshilltarin shqiptar të Erdoganit – flasin për situatën politike në vend e rajon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka takuar Sabri Demirin, i cili njëherit është edhe këshilltari më i rëndësishëm i presidentit turk, Redzep Taip Erdogan.

Ai njëherit është edhe i dërguar i presidentit turk për Ballkanin Perendimor.

Krasniqi e ka uruar atë për fitoren e presidentit Erdogan, dhe se e ka vlerësuar se dy vendet janë partnere.

Shkrimi i plotë i kryetarit të PDK-së:

Pata kënaqësi të veçantë që të mirëpres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Sabri Demiri, Kryekëshilltarin dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.

Ndër tjera, z. Demiri e urova për fitoren e Presidentit Erdoğan, duke i dëshiruar suksese të mëtejme në mandatin e ri.

Turqia është shtet mik dhe partner tejet i rëndësishëm i Kosovës, ndihma e së cilës është gjithmonë e mirëseardhur për shtetin tonë.