Avokatja dhe njëherësh atletja Eva Buzo ka shfaqur problemet e para gjatë sfidës për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës dhe është detyruar që të ndërpresë sfidën e saj.
Mësohet se ajo ka paraqitur disa shqetësime gjatë rrugës nga uji i kripur si dhe djegia nga një kandil teksa është dërguar në spital pas problemeve shëndetësore.
Ajo e ka ndërprerë sfidën pas 28 orë not përballë Gadishullit të Karaburunit.