Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska” në Ora News.
Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran.
Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte.
Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.
Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.
Mesohet se Kastriot Myftaraj ndodhej në banesë me nënën e tij të moshuar rreth 90-vjeçe kur ka marrë veprimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës.
Hetuesit po marrin në pyetje të moshuarën për të mësuar momentet e fundit të të birit, bisedën që mund të kenë bërë apo shqetësimet që mund të ketë vënë re tek 60 vjeçari.
Së fundmi, shpjegojnë viktima ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë.