Gazetari Enver Robelli ka nxjerrë deklaratën e shkrimtarit serb, Bora Qosiq, ku flet për shqiptarët e Kosovës dhe serbët.
Qosiq ka folur për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”.
Robelli ka publikuar deklaratën e shkrimtarit serb:
“Shumëçka ka ndryshuar prej se në fëmijërinë time për herë të parë i kam takuar këta njerëz të varfër nga jugu, të cilët ua prisnin drutë në bodrum qytetarëve të Beogradit, ata flinin mbi këto dru dhe nëna ime u jepte atyre një tenxhere me patate të mbetura nga dita e mëparshme. I quanin me përbuzje ‹shiptari›. Atje, në Kosovën time, po rritet një shtresë tjetër e njerëzve, të llojit më të emancipuar, të tillë mes serbëve ka gjithnjë e më pak, populli im është bërë shumë vulgarë. Duke përvetësuar më të keqen e botës e cila po shkon drejt humnerës. Dhe të cilit në mungesë të vlerave shpirtërore s’do t’i ndihmojë asnjë Inteligjencë Artificiale.”