Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell është deklaruar pak pas nisjes së takimit me kryeministrin Kurti.
Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, diplomati spanjoll ka shpalosur edhe detaje, duke thënë se po punojnë për depërshkallëzim të menjëhershëm të situatës në veri.
“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe për rrugën përpara. Takimi me kryeministrin Albin Kurti ka filluar”, ka shkruar Borrell në Twitter.
The situation in the north of #Kosovo continues to be very tense.
Today, we aim to find solutions for immediate de-escalation and way forward.
The meeting with Prime Minister @albinkurti has started. pic.twitter.com/Pdu6F0LBgT
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 22, 2023