Kurti: Ia përsërita Papës se na duhet mbështetja e Vatikanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në lidhje me vizitën që ka pasur në Vatikan gjatë ditës së sotme te Papë Françesku.

Kurti ka treguar se me Papën kanë folur për rininë e Kosovës, Nënë Terezën dhe rëndësinë e shërbimit për të tjetër… por edhe lulëzimin e shoqërisë multi-fetare.

“I përsërita se vendit tonë i vyen mbështetja e Vatikanit për të promovuar paqe në këto kohë të turbullta,” – ka shkruar z. Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kryeministri i vendit menjëherë pas Vatikanit është nisur për në Bruksel dhe tashmë mësohet që ka nisur takimin me kryediplomatin evropian Josep Borrell.