Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se past takimit të nesërm në Vatikan me Papa Françesku, do të udhëtojë për në Bruksel në takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar se do të udhëtojë në Bruksel për tu takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Sipas itinerarit tim të përcaktuar për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, konfirmoj pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme Josep Borrell”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se në këtë takim do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, de-eskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.
Set my itinerary to go to Brussels from Rome tomorrow, confirming my participation in the high-level dialogue meeting convened by HR/VP Borrell. Will insist on the urgent unconditional release of the 3 policemen held hostage by Serbia, de-escalation & normalization of relations.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 21, 2023