Shkëndija sot (e enjte) me fillim në ora 20:00 ndaj armenëve të FC Ararat starton me garat evropiane në këtë sezon të 11-të dhe të 9-tin radhazi që “kuqezinjtë” marrin pjesë në kompeticionet evropiane.
Djelmoshat “kuqezi” nga Tetova mbrëmë në arenën “Todor Proeski”, ku edhe do të zhvillohet ndeshja kishin stërvitjen e vetme para këtij takimi shumë të rëndësishëm, në të cilin trajneri Artim Shaqiri nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Bashkim Velijës.
https://permbledhja.com/gjilani-e-llapi-sot-luajne-ndeshjet-respektive-ne-ligen-e-konferences/
Futbollisti i ardhur nga rradhët e Laçit gjatë kësaj merkatoje kishte pësuar një dëmtim në kuadër të përgatitjeve në Slloveni, ndërsa edhe pse ka fillular të stërvitet bashkë me skuadrën, ai akoma nuk është i gatshëm për lojë.
Kështu Velija do të jetë mungesa e vetme në rradhët e skuadrës kuqezi për ndeshjen e sotme, derisa pjesa tjetër do të jenë në dispozicion të trajnerit Artim Shaqiri. /GazetaBlic