Nëna e dëshmores Xhevë Lladrovci shkon në haxh, emocionon me lutjen e saj me lot në sy

Në shikim të parë, këto fotografi duket të jenë të rëndomta. Një nënë loke e pëshkushtuar duke bërë dua pranë Qabesë së bekuar.

Por, kjo nënë ka një histori të veçantë, kjo nënë është një heroinë e gjallë, një nënë dëshmoreje, që përveçse mbolli te fëmijët e saj dashurinë për fenë, edukoi dhe rriti bijën dëshmore, e cila dha më të shtrenjtën e saj, jetën për lirinë e Kosovës.

Nëna Fahrije është nëna e dëshmores Xhevë Lladrovci, një grua që bashkë me mijëra dëshmorë të tjerë dhanë jetën për lirinë që ne sot e gëzojmë.

“Nuk kam fjalë me i përshkru ndjenjat e mia. Falënderoj Zotin e Madhëruar që ma mundësojë të jem në këtë vend të bekuar, të marrë ajër në këtë vend, e të shkeli aty ku shkeli këmba e Pejgamberit a.s.. Kur e pash Qabenë për herë të parë e kur iu afrova Mekami Ibrahimit, m’u duk se jam duke fluturuar dhe se nuk jam duke ecur në tokë. Inshallah Zoti ua mundëson gjithë myslimanëve që të vijnë në këtë vend të bekuar” – tha e emocionuar e me lot në sy nëna Fahrije.

Lusim Zotin e Madhëruar që dëshmoren Xhevë ta ketë pranuar në radhët e shehidëve, ndërsa nënës Fahrije, Zoti ia pranoftë haxhin dhe ibadetet e tjera!/BIK