Këshilltarja e Kurtit në aktivitete të përbashkëta me Vulinin, Shqiprim Arifi publikon fotografi të 2017-ës

Këshilltarja e Kurtit është parë në një foto të përbashkët me Aleksandar Vulin në vitin 2017, aktualisht shefi i shërbimit sekret serb.

Fotografinë e publikoi kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një kundërpërgjigje për opinionistin Ramabaja, me të cilin pat një debat goxha të ashpër mbrëmë.

“Tregojini këto fotografi aparatçikit të partisë në pushtet, Ramabajës, i cili shpifte paskrupullt në debatin e mbrëmshëm televiziv për të krijuar konspiracione bashkë me mjete e insinuata tjera propagandistike kundër meje”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë: