Kurti: Ndërkombëtarët na premtuan që do t’i bindnin serbët të merrnin pjesë në zgjedhje, s’ndodhi ashtu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se faktori ndërkombëtar i kishte premtuar që nëse do të nënshkruante Marrëveshjen e Ohrit, do t’i bindnin serbët të merrnin pjesë në zgjedhje.

Megjithatë, sipas tij, nuk ndodhi ashtu, përkundër asaj se Kosova u tregua bashkëpunuese, edhe duke i shtyrë ato, përcjell lajmi.net.

“Më vjen keq që na është dashur të mbajmë zgjedhje në katër komuna në veri me një pjesëmarrje aq të ulët. Më 10 dhjetor të vitit të kaluar, ne e shtymë ditën e zgjedhjeve për katër muaj, duke shpresuar se Lista Serbe do të merr pjesë. Bashkësia ndërkombëtare na premtoi se nëse ne pranojmë Aneksin e Ohrit, ata do të sigurojnë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë: