Probleme mes çiftit në Prishtinë, 26-vjeçarja denoncon bashkëshortin për dhunë psikike

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familje, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje.

Ndër shkaktarët më të shpeshtë të dhunës që përjetojnë gratë, është edhe xhelozia.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se me një situatë të tillë po përballet edhe një grua në Prishtinë.

26-vjeçarja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë psikike, duke deklaruar se gjatë konflikteve me të, ai e ka quajtur të pamoralshme për shkak të xhelozisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 32-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.