Një debat i ashpër është shënuar sonte në Pressing, mes kreut të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe analistit Sadri Ramabaja.
Përderisa palët ishin duke debatuar mbi formimin atdhetar, konkretisht të Arifit, Ramabaja eskaloi fare.
Fillimisht, Arifi pohoi se ka lindur në Gjermani, porse është edukuar me ide shqiptare.
Më pas ndërhyri Ramabaja, duke thënë se ai nuk është tamam shqiptar, pra s’ka formim politiko-kulturor shqiptar.
Kjo, siç vlerësoi gabimisht analisti, pasi gruaja e Arifit është e mbuluar me shami.