Kurti publikon prova të reja, thirrje komunitetit ndërkombëtar: Serbia shkeli Marrëveshjen e Kumanovës, dënojeni agresionin e saj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sërish rreth çështjes së rrëmbimit të policëve kosovarë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që ta dënojnë agresionin serb, me ç’rast shkeli Marrëveshjen tekniko-ushtarake të Kumanovës, e nënshkruar më 9 qershor 1999.

“Në momentin e rrëmbimit, tre policët tonë kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, duke drekuar së bashku. Ata janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Ambasadori ynë në Beograd, Jetish Jashari, sot i ka vizituar ndaras të tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia. Janë tri rrëfime identike nga tre policët. Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. Pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor: 1 kilometër në brendi përgjatë rrugës së bllokuar ilegale, dhe 300 metra, përkatësisht 670 metra, nga të dy anët larg kufirit e brenda Kosovës”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë: