Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha thotë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mund të ketë një mision djallëzor në raport me shtetin e Kosovës.
Ai tha se nuk i kupton veprimet e fundit të Qeverisë në lidhje me veriun.
“Unë me të thënë të drejtën as nuk jam në gjendje me kuptu deri në fund se çfarë synimi kanë këto, cili ka qenë synimi i ardhjes së tyre në pushtet. Cili ka qenë objektivi i tyre për mashtrimin kolektiv që e kanë bërë. Prandaj ende ka dilema se kjo qeverisje që udhëhiqet në këtë formë mundet me pasë edhe një mision djallëzor sa i përket shtetit të Kosovës”, ka thënë Berisha.
Berisha thotë se këtë e dëshmon fakti se partia në pushtet kanë përdorur një sllogan që Kosova është shkatërruar për 20 vjet e që për Berishën është propagandë.
Vetë fakti se këta kanë udhëhequr një sllogan gjatë periudhës për të ardhë në pushtet se Kosova është shkatërru 20 vjet, në kohën kur e dimë ne se si ka qenë Kosova para 20 vjete, kjo tregon se këta njerëz me ndihmën e propagandës edhe sllave, edhe me financat me gjasë që kanë ardhur nga Serbia përmes sekserit Martin Berishaj, janë ndihmuar dhe është kryqëzuar, dmth interesi i këtyre për me ardhë në pushtet dhe atyre që s’e dojnë Kosovën, duke dëmtuar fillimisht të arriturat e mëdha, vlerat e këtij vendi, përmes edhe individëve siç janë eksponentët e luftës por edhe rivalët e tjerë politik”, ka shtuar Berisha.
Berisha shton se ka edhe raste të tjera kur liderë të caktuar kanë fituar mbi 50 %, por duke folur për rastin e diktatorit komunist Enver Hoxha, Berisha përmend se “atij ia rrëzuan edhe bustin”.
“Nuk kanë qenë ideale as qeverisjet e kalume por jo kështu siç i ka prezantu Albini edhe Serbia para atyre të cilëve me tarrnakop nuk mundesh me ia gjetë trurin sepse e kanë mendimin kritik aq të kufizum saqë shpesh ndihem keq që jam pjesë e një shoqërie ku mentaliteti i njerëzve është i atij niveli përtoke sa të bën me u ndi keq. Çdo lajm apo montazh që bëhet nga spiunazha ruse në Nish e që përkthehet nga Albini dhe sekti i tij politik e marrin për të mirëqenë…Nuk është hera e parë që njerëz të papërgjegjshëm, diktatorë e popullistë thirren në emër të popullit. Edhe Enver Hoxhën e kanë votuar 99%, por ai 99% nuk ka shkuar kohë pastaj ja kanë rrëzuar edhe bustin, edhe Titon e kanë pritë besa me lule këtu në Prishtinë”, ka deklaruar Berisha në Tëvë1.