Në lidhje me ngjarjet e fundit në veri ku tre policë kufitarë u rrëmbyen nga shteti serb, eksponentë të pushtetit me në krye Albin Kurtin, kanë gdhendur gjuhën ndaj misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovës, KFOR-it.
Gazeta Nacionale ka hapur një sondazh me pyetjen “A i përkrahni ende trupat e KFOR-it?”.
Në këtë sondazh janë përgjigjur 1 mijë e 352 qytetarë, të cilët kanë dhënë qëndrimin e tyre.
Nga ta, 92% apo 1 mijë e 237 janë shprehur se janë në përkrahje të trupave të KFOR-it.
Ndërsa 8% apo 115 lexues kanë thënë se nuk i përkrahin trupat e KFOR-it.