Përgjatë vitit 2021, në Kosovë janë kurorëzuar 19.697 çifte bashkëshortore, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave.
Në publikimin e këtij raporti, ASK thotë se Komuna e Prizrenit është e para sa i përket kurorëzimeve, gjithsej 1,673 kurorëzime.
Vendin e dytë e zë Prishtina me 1,632 apo 8.3% , të tretin Ferizaj me 1,117 apo 5.7 %, kurse të katërtin Podujeva me 1,067 kurorëzime.
Ndërkaq, në komunën e Rahovecit, përgjatë vitit në fjalë janë regjistruar 717 kurorëzime.