Telefonin ia morën protestuesit serbë, gazetarja që u sulmua nga bandat kriminale lajmërohet përmes rrjeteve sociale

Gazetarja Dorentina Thaqi që dje ishte pre e një sulmi bizar nga bandat kriminale të veriut, është lajmëruar përmes një postimi në “Facebook”.

Siç tha ajo, për shkak se telefonin ia morën protestuesit serbë, nuk mund të lajmëronte ndryshe për gjendjen e saj.

Thaqi konfirmoi se bashkë me kameramanin Leo Berisha janë më mirë, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën.

Në pjesën e fundit ndërkaq, ajo pohoi se duke parë situatën aktuale ku KFOR-i e Policia nuk kujdesen për gazetarët, shpreson që sulmet e tilla mos të përsëriten më.