Sot, në vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëri të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Ndërsa, të dielën pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara, të cilat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor.
“Në fushat termike parashihet të kemi rritje për 3-6 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, njoftoi IHMK.
Sipas Institutit, java e ardhshme parashihet me kushte tipike verore, pasi që merkuri në termometër parashihet të arrijë vlerat e 30-31 gradë Celsius dhe reshjet do të ndërpriten përkohësisht.