Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar ka folur në një konferencë “online” lidhur me zhvillimet në Ballkan, respektivisht dialogun Kosovë – Serbi.
Ai mes tjerash ka thënë se nuk do të lejojnë që një lider apo vend të ndikojë në stabilitetin e rajonit, përcjell lajmi.net.
Gjithashtu pohoi se termi “sanksion” nuk është i duhur, megjithatë pasoja do të ketë. Tutje, ai shtoi se shteti që ai përfaqëson nuk do të lejojë që një lider të diktojë stabilitetin e rajonit.
“Do ketë pasoja për palët që refuzojnë partneritetin. Kushdo që rrezikon stabilitetin do të përballet me të tilla. Mos të përmendim sanksione. Do të ketë pasoja”, tha ndër tjerash i deleguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.