Tri gazetare dhe dy kameramanë janë sulmuar në Leposaviq nga protestues të maskuar serbë.
Gazetaret e Duakgjinit dhe të Indeksonline janë sulmuar me gurë dhe shok-bomba, ku njëra ka pësuar lëndime në kokë nga gurët, ndërsa tjetra në këmbë nga shpërthimi i shok-bombës, ndërsa lëndime të lehta ka marrë edhe gazetarja e Klan Kosovës.
Kurse, njërin kameramani i RTK-së, të maskuarit e kanë sulmuar brutalisht, ku fillimisht e kanë rrëzuar dhe pastaj e kanë rrahur me shqelma.
Ndërsa, kameramani tjetër ka pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të shok-bombës./Klan Kosova