Shkruan: Kreshnik Spahiu
“Mos shkoni për pushime në bregdetin shqiptar”, është thirrja që aktivistët e Vetëvendosjes dhe trushplarët e Albin Kurtit po shkruajnë në Facebook.
Gjysma e miqëve të mi në facebook janë shqiptarë nga Kosova.
Prej 20 vitesh kam mbështetur Lëvizjen Vetëvendosja me protesta, me njerëz, me mesazhe por edhe me vota duke i kërkuar aktivistëve KuqeZi të votonin Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.
E gjitha në thelb kishte një motiv premtimin e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes se do të afronte Kosovën me Shqipërinë dhe do realizonte parimin e vetë-vendosjes me referendum popullor, ku populli Kosoovës do votonte për bashkim me Shqipërinë.
Natyrisht që Albin Kurti gënjeu sepse ditën e dytë si kryeministër tha: “Nuk na lejon Kushtetuta dhe Amerika të bashkoheni”, a thua sikur këto të dyja nuk i dinte kur ishte në opozitë.
– Kur gënjen për premtimet thotë: “S’na lejon Amerika.”
– Kur do më shumë pushtet politik thotë: “Më ka votuar populli dhe jo ambasadori amerikan.”
Dy statdardet e Albin Kurtit kanë bërë që Kosova të largohet çdo ditë nga Shqipëria, qysh nga dita që ky njeri u zgjodh kryeministër.
Kurrë më parë nuk ka pasur kaq frymë anti-Shqipëri në Kosovë sa në dy vitet e Albin Kurtit.
Mjaftoi një letër e Edi Ramës për draftin e krizës në Kosovë dhe plasi fushata kundër Shqipërisë.
Çmenduri: Vetvendosja konsideron draftin e Francës miqësor dhe draftin e Shqipërisë armiqësor.
Fushata e Vetëvendosjes në rrjete sociale ka pushtuar opinionin me thirrjet:
“Mos shkoni për pushime në bregdetin shqiptarë”
Të dashur vëllezër shqipëtrë por edhe ju trushpëlarë, bregdeti shqiptar s’është pronë e Ramës por toka juaj e bekuar, është atdheu juaj.
Tokën na e ka dhuruar Zoti si kombi më vjetër në Europë. Toka s’është e Ramës dhe ju s’jeni bagëti lopësh e Albin Kurtit.
Shqipëria dhe Kosova janë të përhershme, Edi dhe Albini të përkohshëm.
Deti është i juaji, jo PS dhe VV.
Lëreni Albin Kurtin të shkoj se brenda dy vitesh e futi Kosovën në konfkikt me gjithë planetin.
Bill Klinton ju la një amanet:
“Ne luftën, Ju paqen”
Jetoni në paqe dhe hapuni me perëndimin.
Mos kafshoni dorën e nanës dhe babës që ju rriti.
Mos u izoloni në luftë me Amerikën, Europën dhe Shqipërinë.
Kosova shumë shpejt do bashkohet në Europë por do bashkohet edhe me Shqipërinë, por e sigurtë që kur të ndodh bashkimi aty nuk do jetë Albini.
Lëreni Albinin të mbytet në llumin e Vjosës, ndërkohë që Ju dhe familjet tuaja të pushojnë të lumtur në Detin Jon dhe në bregdetin tonë.
Lëreni Albinin të vetë-fundoset në lumin Vollga.