Tri shpërthime kanë ndodhur rreth mesnatës në veri të vendit, saktësisht në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.
Këto raste i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se shpërthimi i parë ka ndodhur në rrugë gjatë patrullimit të policisë, ku vetura e policisë është gjuajtur me gurë dhe dyshohet se është hedhur një shok-bombë.
Shpërthimi i dytë ka ndodhur në oborrin e stacionit të Policisë në Mitrovicë të Veriut, derisa i treti në Zveçan, në afërsi të stacionit policor.
Nga këto shpërthime, Elshani ka thënë se s’ka asnjë të lënduar.
“Në intervalin kohor prej orës 23:30 deri në orën 01:30, kanë ndodhur tri shpërthime. Një ka ndodhur në rrugë gjatë patrullimit të policies, vetura e policisë është gjuajtur me gurë dhe dyshohet se është hedhur një shok bombë. Një ka ndodhur në stacion të Policisë në Mitrovicë të veriut, saktësisht në oborr. Shpërthimi tjetër ka ndodhur në Zveçan, në afërsi të stacionit të policies. Nuk ka të lënduar. te rasti i parë, vetura është dëmtuar nga gjuajtja me gurë, e në dy rastet tjera s’kemi dëme”, ka thënë Elshani.