Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili është duke bërë përpjekje për të bindur kryeministrin Kurti që të pranojë kërkesat ndërkombëtare për de-eskalim, gjatë ditës së djeshme ka reaguar lidhur me rastin e 3 policëve të Kosovës që u rrëmbyen nga forcat speciale serbe.
Ministria e Brendshme e Kosovës ka konfirmuar se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.
Megjithatë kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, Edi Rama, në reagimin e tij të djeshëm ka thënë se do ta pres fjalën e fundit të KFOR-it për të dhënë një qëndrim, meqë Shqipëria është edhe pjesë e NATO-s.
Por, duket se KFOR-i duket se nuk do të nxjerr ndonjë konkluzion final lidhur me vendndodhjen e policëve të Kosovës. Kështu ka shkruar sot kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ai ka theksuar se pavarësisht pretendimeve për vendndodhjen, tre policët duhet të kthehen në shtëpi dhe ka shtuar se qysh dje është fokusuar 100 për lirimin e tyre.