Janë liruar tre qytetarët llapjanë që u arrestuan ditë më parë nga Policia e Serbisë në Merdar.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Llapi.info.
Ndryshe, tre janë arrestuar më 13 qershor nga autoritetet serbe në Merdar – pika kufitare që lidh Kosovën me Serbinë.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, njoftoi të mërkurën, përmes një shkrimi në Facebook, për arrestimin e tre personave nga kjo komunë në shtetin e Serbisë.
“Sipas informatave që kemi pranuar, atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet, përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”, shkroi Bulliqi në Facebook.