Kryeministria ka bërë të ditur se në ora 08:30, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë për media.
Raportimi i tyre do të ndodhë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që ka nisur qysh pres 07:00.
Ndryshe, kjo mbledhje, e cila tashmë veçse pritet të fillojë, vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në territorin e Kosovës, në vijë kufitare.
Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.