Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka bërë të ditur se po vazhdon aksioni në komunë e Shtërpcës. Nacionale raportoi se ky aksion ka të bëjë me konfiskimin e kamerave ilegale të vendosur në rrugët e qyteti dhe objektet e tjera.
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Policia e Kosovës, sot, është duke zhvilluar një aksion në Shtërpcë, përkatësisht, janë duke u bastisur katër (4) lokacione të ndryshme, si dhe është duke u bërë largimi i kamerave të vendosura nga strukturat ilegale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Sipas njofitmi të Prokurorisë deri më tani nuk ka persona të arrestuar.
“Lidhur me këtë aksion, persona të arrestuar për momentin ende nuk ka. Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, njofton Prokuroria.
E PËRDITËSUAR 09:02
Policia e Kosovës, gjatë mëngjesit të sotëm ka filluar një aksion në disa pjesë të Shtërpcës.
Gjatë këtij aksioni, janë sekuestruar dosje të cilat ishin të vendosura në zyret e ish organeve paralele të Serbisë, në këtë komunë. Përveç dosjeve, policia ka larguar edhe kamerat ilegale të cilat ishin të vendosura në këtë qytet.
Policia me aksion në Shtërpcë: Sekuestrohen kamerat e sigurisë të strukturave ilegale serbe
Me urdhër të Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt, policia e Kosova po zhvillon një aksion në qyetin e Shtërpcës.
Ky aksion ka të bëjë me bastisjen e disa lokacioneve për konfiskiminn e kamerave të sigurisë të cilat janë të vendosuar nga objektet paralele serbe.
Lajmin e ka konfirmuar për Nacionale, Prokurori në Prokurorinë Themelorë të Ferizaj, Rasim Maloku.
Maloku ka thënë se bastisja e kamerave po bëhet në katër lokacione në mesin e tyre edhe komuna ilegale në Shtërpcë.
“Lokacione ku janë të vendosur kamerat e sigurisë në mesin e këtyre lokacioneve është edhe objekti i komunës së strukturave paralele dhe ilegale, kanë me u sekuestru të gjitha, edhe nja katër lokacione ku janë të vendosura kamerat e sigurisë e që monitorohen dhe kontrollohen nga strukturat ilegale. Veprojnë në mënyrë kundërkushtetuese, në mënyrë ilegale.”, ka thënë ai.
Kamera të njejta ka të vendosura edhe në qytetet e tjera me shumicë serbe.
Këto kamera nuk kontrollohen nga Policia e Kosovës ashtu siç është e paraparë me ligjet e Kosovës.
Nacionale do t’ju mbajë të informuar për aksionin.