Në disa prej reagimeve në rrjetet sociale, Shqipëria u akuzua pse zgjodhi heshtjen karshi rrëmbimit të policëve kosovarë nga ana e forcave serbe në fshatin Bare.
Megjithatë, para pak çastesh, përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, u deklarua kryeministri Rama, kritikoi ata që sipas tij kërkojnë hudhjen në zjarr të benzinës dhe nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë.
Veç kësaj, ai shtoi se vendi që udhëheqë është pjesë e forcave euro-atlantike dhe është në pritje të një hetimi më të detajuar.
“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe cicërima e plotë:
Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë
— Edi Rama (@ediramaal) June 14, 2023