Pas kidnapimit të policëve kosovarë në veri të vendit, u panë shumë reagime në rrjetet sociale.
Një nga pyetjet më të shpeshta ishte edhe ajo se pse policët nuk reaguan me armë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në konferencën e mbajtur në ora 17:00, tregoi edhe arsyen.
Sipas tij, kidnapimi ka qenë klasik, duke mos iu dhënë mundësi as intervenimi.
“Ky ka qenë kidnapim klasik. Policët, konform dispozitave ligjore, kanë të drejtë të reagojnë në vetëmbrojtje dhe të gjuajnë. Por, ky i sotmi ka qenë kidnapim klasik”, tha ndër tjerash ai.