Deputeti i Parlamentit Europian, Reinhard Bütikofer e ka quajtur çmenduri politike mundësinë që komuniteti euroatlantik t’i vendosë sanksione Kosovës për shkak të qëndrimit në lidhje me situatën e tensionuar në veri.
Bütikofer shkroi në Twitter se kjo do të ishte kundër vullnetit të Parlamentit Europian.
“Kjo është një çmenduri e plotë politike! Dhe sigurisht që do të shkonte kundër vullnetit të Parlamentit Europian, i cili demonstroi vendosmërinë e tij për të vazhduar punën me Kosovën duke pritur sot në Strasburg Presidentin Osmani”, shkroi ai.
“Shtetet anëtare duhet ta ndalojnë këtë!”, shtoi Bütikofer, duke shpërndarë një artikull të “Euractiv”, platformës mediatike të specializuar në publikimin “online” të artikujve të fokusuar te politikbërja në Europë me titullin “Kosova mund të përballet me sanksione të afërta perëndimore”.
This is utter political madness! And it would certainly go against the will of the European Parliament, that demonstrated its determination to continue working with #Kosovo by hosting President #Osmani today in Strasbourg. Member states must stop this! https://t.co/TJqNfDXL2o
— Reinhard Bütikofer (@bueti) June 14, 2023