Alketa Istrefi, e cila tash e një kohë vuante nga një sëmundje e rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeçare.
Lajmin e hidhur për vdekjen e saj në moshë të hershme e kanë dhënë familjarët përmes njoftimeve në rrjete sociale.
Ceremonia mortore do të mbahet nesër me kohën e drekës në varrezat e fshatit Lubuvec të Mitrovicës.
E ndjera kishte kohë që vuante nga sëmundja e zemrës, mushkërive dhe mëlçisë.
Për shërimin e saj, familjarët kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve, për shkak se kostoja e trajtimit ishte e papërballueshme për ta.