Ujku në Krushë të Madhe i hidhet bujkut në traktor

Bujqit në Krushe të Madhe të Rahovecit gjatë punimit në ara kanë parë disa ujq, madje njëri nga ta është hedhur në traktor, por bujkun e ka shpëtuar kabina e traktorit.

Rastin e ka raportuar kryetari i fshatit, Selami Hoti.

Postimi plotë:

S’PO DUKET TË JETË VIT I MBARË, UJQËRIT NË VERË. TË URITUR APO TË TRAZUAR!?

Ditë më parë, kushëri im, z. Enver Hoti u ankua se gjatë lëvrimit në mes Krushës e Nagavcit, i kishin dalur ujqërit dhe njëri bile i ishte hedhur në traktor (për fat, traktorin e ka me kabinë) dhe kishte shpëtuar nga më e keqja.

Kjo është përsëritur edhe në ditët në vijim dhe si pasojë ara i ka ngelur e pa lëvruar, por Enveri ka ngelur i traumatizuar nga kjo dukuri si dhe frikësohet që mos t’a pësojnë fëmijët.

Andaj, bëni kujdes!