Kishte vozitur 16 vjet pa patentë shofer në Austri, kapet nga policia

Rast i çuditshëm dhe mjaft interesant. Vetëm të kalojë në mendje vozitja pa patentë, është e vështirë, por jo edhe për shtetasin nga Maqedonia e Veriut, i cili prej shumë vitesh jeton në Wels të Austrisë, përcjell albinfo.at.

Ai në fakt ishte me fat që për 16 vjet me radhë nuk i ishte nënshtruar kurrë një kontrolli policor apo edhe ndonjë aksident të mundshëm.

Mediat austriake shkruajnë se gjatë një kontrolli rutinë të vozitësve, oficerët e policisë në Wels i kërkuan vozitësit 33-vjeçar dokumentet e tij.

Shtetas i Maqedonisë ua dorëzoi zyrtarëve certifikatën e regjistrimit të veturës së regjistruar, mirëpo nuk kishte patentë shofer.

Më në fund, shtetasi i Maqedonisë së Veriut ka pranuar para policëve se asnjëherë nuk ka pasur patentë shoferi dhe ka vozitur vazhdimisht pa patentë gjatë 16 vjetëve të fundit. Ai tani është denoncuar dhe duhet të llogarisë me një gjobë të madhe.