Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, Andrea Gallieni, ka folur sot para medieve për situatën në veri dhe ndikimet e saj.
Koloneli Gallieni ka komentuar edhe ardhjen e 500 trupave shtesë të KFOR-it nga Turqia.
Në këtë konferencë, ai ka treguar se ushtarët e lënduar të KFOR-it si pasojë e dhunës së serbëve në veri, tashmë janë trajtuar në mënyrë mjeksëore.
Për këto sulme, ai e ka drejtuar gishtin te grupet kriminale.
“Gjatë protestës ushtarët u lënduan nga gurë, eksplozivë të improvizuar dhe armë zjarri. Ishte e qartë se njerëzit po tentonin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë se prapa tyre po fshiheshin grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it.” – vlerëso ai.