Vdes mjeku dhe profesori i njohur kosovar

Sot ka vdekur doktori i njohur shqiptar Ali Iljazi.

Vdekjen e Iljazit e ka njoftuar rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani.

https://permbledhja.com/shqiptaret-u-rrahen-e-u-gjakosen-ne-perugia-shkak-nje-vajze-italiane/

“Përmes këtij komunikimi, në emrin tim dhe në emër të Universitetit që drejtoj, shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ali Iljazi , ish – profesorit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë. Profesor Iljazi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e shumë brezave në lëmin e shkencave mjekësore, si në Kosovë, po ashtu dhe në trojet etnike shqiptare”.

“Ndaj, sot, ne, stafi i universitetit dhe studentët e profesorit të çmuar, u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes Iljazi, kolegëve dhe gjithë miqve të tij”, ka njoftuar Nimani.

Prof. Dr. Ali Iljazi, ishte dekani i parë i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë.