Mbrëmë një fëmijë është sulmuar fizikisht nga një burrë i panjohur. Si rezultat nëntëvjeçari ka pësuar lëndime të rënda.
Atij i është thyer krahu. Rasti ka ndodhur në Prizren.
Vogëlushi kishte qenë duke luajtur në rrugë, në momentin e sulmit.Kështu tha për Klankosova.tv Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Me urdhër të prokurorit është hapur rast ” Lëndim I rëndë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga Stacioni Policor Prizren”, tha Bytyqi.
Ende nuk dihet arsyeja se pse burri e kishte sulmuar fëmijën.