Pas miratimit të rezolutës për Kosovën, Von Cramon jep lajmin e mirë për liberalizimin e vizave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon në një konferencë për medie pas votimit të rezolutës për Kosovën në PE, ka thënë se Kosovës i është dhënë mbështetje e madhe nga anëtarët e parlamentit.

Sipas eurodeputetes tashmë në Francë është një frymë e re për sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

https://permbledhja.com/shqiptaret-u-rrahen-e-u-gjakosen-ne-perugia-shkak-nje-vajze-italiane/

“E kemi përkrahur vazhdimisht edhe tash me amendamentet dhe me shumicën në parlament theksohet nga shumica e kolegëve të mi se liberalizimi i vizave ende po e bllokon Kosovën në nivelin e Këshillit të Evropës dhe as në Parlament as në Komision dhe këtë e çojmë gjithmonë në nivelet më të larta të qeverive franceze dhe holandeze. Personalisht kam qenë në Paris dhe kam fol për këtë çështje dhe jemi munduar që sa më shumë ta zhbllokojmë situatën dhe tash mbaruan zgjedhjet në Francë dhe e shohim që ka një momentum të ri që kjo të zhbllokohet”, theksoi Von Cramon.

469 euro deputetë votuan pro rezolutës për Kosovën, ndërkaq 96 kundër si dhe 72 abstenuan.

https://permbledhja.com/shisnin-varre-certifikata-covid-i-banesa-termeti-e-kredi-arrestohen-8-persona/