Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, gjatë administratës Trump, ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse kryeministri Albin Kurti nuk i zbaton kërkesat perëndimore.
Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se i ka parë pasojat dhe nuk janë aspak të bukura.
“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton. Unë i kam parë pasojat dhe nuk është e bukur”, ka shkruar Grenell.
Kujtojmë se kryeministri Kurti, ka deklaruar se “marrëdhëniet i ka të mira me SHBA-të dhe BE-në, por ka sfida me emisarët e tyre”.
SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë nga Kurti që kryetarët shqiptarë të punojnë në objekte alternative, si dhe fillimin e implementimit të Asociacionit.
Opozita në Kosovë thotë se Kurti është duke i rrezikuar marrëdhëniet me SHBA-të.
Kurti doesn’t get what is happening to Kosovo.
The international community has given him a deadline of Friday to abide by the commitments his country previously made.
My friends in Kosovo must brace for severe consequences if Kurti doesn’t comply.
I’ve seen the consequences… https://t.co/GsHrphCnFd
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 7, 2023