Një burrë në Suharekë ka raportuar në Polici se shtëpia e tij kishte filluar t’i digjet.
Ai dyshon se zjarrin mund ta ketë shkaktuara bashkëshortja e tij pasi ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi kishin probleme mes vete.
“ZJARRVËNJE- Suharekë 06.06.2023 – 14:46. Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar kishte filluar të digjet, dyshohet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij pasi ata sot ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete. Rasti është duke u hetuar.”