Një qytetar ka dorëzuar në stacionin policor në Lipjan një portofol që e ka gjetur sot në rrugë në Lipjan.
Sipas policisë, në protofol gjendeshin një shumë e konsiderueshme e parave dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.
” Qytetarët vazhdojnë ta kenë policinë adresë të parë. Sot në stacionin policor në Lipjan, një qytetar A.B., ka dorzuar një portofol (të gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e policisë.